​ A e keni ditur këtë për Erën?

Këngëtarja Era Istrefi së fundmi ka publikuar këngën “Oh God”, në bashkëpunim me këngëtarin xhamajkan, Konshens, këngë kjo e cila është pritur me entuziazëm nga fansat e këngëtares.

Mirëpo, në profilin e saj në Instagram, Era me datën 31 janar të këtij viti, kishte publikuar një foto dhe si mbishkrim të saj kishte shkruar “You make me feel like a God”, fjalë këto të cilat i dëgjojmë në këngën e saj më të re.

Nuk e dimë kur është realizuar kjo këngë të cilën këngëtarja e ka publikuar tani, apo ndoshta ajo ka dashur që së pari ta gëzojë famën që ja ka sjellur ngjarja më e madhe në karrierën e saj, pjesëmarrja në finalen e Kampionatit Botëror të futbollit, në Moskë, e pastaj të publikojë këngët e realizuara.

Mirëpo, sido që të jetë, këngët e Era Istrefit po bëjnë bujë të madhe dhe po pëlqehen shumë nga publiku.

 

SHPËRNDAJE