​Bartomeu: Messi do të qëndrojë në Barcelonë edhe për pesë vitet e ardhshme

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu beson që sulmuesi Lionel Messi mund të qëndrojë në “Camp Nou” edhe për pesë vjet.

Messi ka edhe dy vjet në kontratë gjë që ka bërë të këtë spekulime se argjentinasi mund të largohet nga Evropa, transmeton KosovaPress.

Mirëpo, sipas presidentit të klubit, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të vazhdojë të luajë në fanellën e klubit blaugranas edhe për disa vite të tjera.

“Ai është që duhet të zgjedh. Ka fituar vendimin për të zgjedhur dhe të ndalojë të luajë futboll kur dëshiron. Por siç tha para disa javëve, dëshiron të përfundojë karrierën në Barcelonë. Në dy ose tri sezone e ardhshme do të vazhdojë të jetë lider. Nuk ka dyshim është ende i ri, i fortë dhe ka ambicie. Messi do të luajë për ne në 2-5 vjetët e ardhshme. Nuk kam dyshim për këtë gjë”, deklaroi ai.

SHPËRNDAJE