​Këta janë të akuzuarit për mashtrim me lista me veteranë: Çeku, Lushtaku…

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë për 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve.

Të akuzuar janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha , Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Prokuroria në aktakuzë është  propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE