​Kjo është vetura e përdorur nga plaçkitësit e Terminalin Doganor (FOTO)

Policia e Kosovës ka gjetur sonte veturën me të cilën një ditë më parë persona të armatosur kanë hyrë në Terminalin Doganor në Merdare për të plaçkitur.

Siç njofton KosovaPress, vetura është gjetur në fshatin Dobratin të Podujevës.

KosovaPress u sjell edhe fotot e veturës së braktisur, e cila është pa targa.

Policia nuk ka arritur që të kap të dyshuarit, ndërsa besohet se kjo veturë është përdorur edhe në disa vjedhje tjera, që janë kryer nën kërcënimin e armeve në rajonin e Podujevës.

Persona të armatosur dje kanë hyrë në objektin e Terminalit Doganor në Merdare të armatosur me armë të gjata “Kallashnikov” dhe nën kërcënimin e armeve kanë tentuar të plaçkitin, por që sipas zyrtarëve policor, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë.