​Konjufca: Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë LDK-së, do të krijohet precedent i rrezikshëm

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të presidentit Hashim Thaçi lidhur me mandatarin për formimin e Qeverisë së re, do të ndikojë në demokracinë e vendit.

“Nga vendimi i cili pritet të del prej Gjykatës Kushtetuese, aty është i parashtruar një problem, në mënyrë të saktë dhe i argumentuar mjaft mirë.”.

“Kemi të bëjmë me një pyetje, se çka ndodhë në Kosovë pas një mocioni të votëbesimit për Qeverinë, kur këtë mocion e ngriti vet partneri i koalicionit [LDK] për me rrëzu Qeverinë”, ka thënë Konjufca duke aluduar që kjo është çështja kryesore sipas tij, e cila duhet të shtrohet gjatë marrjes së vendimit të Kushtetueses.

Konjufca në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që presidenti Thaçi ka ndërhyrë në këtë zhvillim, duke tejkaluar çdo kompetencë të tij kushtetuese për të zgjedhur Qeverinë e re.

“Është ndërhyrje në procesin politik, me ç’rast pas rënies së qeverisë i është drejtuar Kurtit sa i përket situatës së re. Vetëvendosje dhe Kurti si kryetar i partisë, ia ka kthyer presidentit dy letra, të rëndësishme nga përmbatja dhe këto duhet të merren parasysh prej gjykatës, pasi janë fakte”.

“Nëse Kushtetuesja vendos ndryshe dhe thotë që nuk ka rëndësi kush i ka fituar zgjedhjet, vetëm kush mund të bëjë marrëveshje bashkë, atëherë prishet demokracia e vendit”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE