​Lutfi Haziri tregon nëse do të jetë kandidat për president

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit pas skadimit të mandatit të Hashim Thaçit.

Ai në Debat të RTK-së ka hedhur poshtë mundësinë që të jetë kandidat i LDK-së për këtë post.

“Jo, në asnjë mënyrë. Nuk është diskutuar, as nuk e kam menduar. Derisa nuk ka konfirmim të aktakuzës, presidenti mban detyrën. Nëse ka dinamikë të re nga Specialja, Kosova shkon detyrimisht në prag të zgjedhjes së presidentit”, u shpreh Haziri .

Sipas tij, presidenti i ri i vendit duhet të jetë kredibil dhe i paanshëm.

“Unë jam për një president kredibil. Presidenti duhet të marrë votat në Kuvend, të jetë i paanshëm dhe të ketë qëndrueshmëri politike në kryerjen e detyrës politike”, ka thënë Haziri në RTK.

SHPËRNDAJE