​Majlinda Kelmendi u rikthehet luftërave pas më shumë se një viti

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi u rikthehet luftërave në sportin e xhudos pas 14 muajve dhe nesër, më 11 janar ajo do të ballafaqohet me rumunen Andrea Chitu në kuadër të turneut Mastersin i Dohas së Katarit.

Në këtë garë po ashtu marrin pjesë edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Në Mastersin e Dohas marrin pjesë vetëm garuesit e renditur në top 30-she në kategori, që tregon se shumica e xhudistëve do të jenë pjesëmarrës edhe në LO Tokio 2020.