​Mbi 700 mijë të infektuar në botë: Kina merr frymë, Evropa dhe Amerika zhyten në krizë

Deri sonte në ora 20.00, sipas portalit Worldometer, 707.312 njerëz u sëmurën me koronavirusin e ri në botë.

Prej këtij bilanci, 150.732 u shëruan, 523,057 janë raste aktive, pasi shumë njerëz aktualisht janë të infektuar në të gjithë botën. 33.523 vdiqën nga infeksioni dhe 26.703 persona janë në gjendje të rëndë ose kritike.

Epiqendra botërore aktualisht është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila shpejt arriti në 133,094 pacientë dhe tejkaloi numrin e pacientëve në Itali. Megjithatë, vendi më kritik i Evropës ka numrin më të lartë të vdekjeve, më shumë se 10,000.

Kina renditet e treta në botë me 81.432 të prekur. Por kinezët kanë arritur shumë më tepër në parandalimin e vdekjeve sesa vendi i dytë më kritik i Evropës, Spanja, e cila renditet e katërta në numrin e pacientëve. 3,300 njerëz kanë vdekur në Kinë dhe dy herë më shumë në Spanjë – 6.606.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE