​Momenti kur Miller e trondit Joshuan, duke e shtyrë

Anthony Joshua dhe Jarrell Miller u takuan dje, për konferencën e tyre të parë për shtyp, para se të zhvillohet meçi mes tyre.

Miller tentoi ta dëshmojë forcën e tij qysh në këtë konferencë për shtyp, duke e shtyrë Joshuan, i cili konsiderohet si favorit për këtë meç, transmeton Gazeta Express.

Kampioni botëror, Joshua, do t’i mbrojë titujt e tij, WBA, ‘Super’ IBF dhe WBO, në meçin kundër Millerit, e cila do të zhvillohet në Madison Square Garden në Nju Jork, më 1 qershor.

Joshua i ka mposhtur me lehtësi 22 kundërshtarët e tij paraprak, por Miller insiston se përmasat, fuqia dhe aftësisë e rafinuara të tij do të sjellin shumë probleme për 29-vjeçarin e pamposhtur.

Këtë fuqi të tij ai tentoi ta shfaqë qysh para se të fillojë meçi mes tyre, duke e shtyrë Joshuan, i cili nuk reagoi ndaj këtij provokimi, por vetëm qëndroi i qetë. Menjëherë pas këtij incidenti, reaguan rojet e sigurimit.

Joshua tentoi t’i afrohet Millerit pas kësaj dhe filloi t’i fliste. Ai bëri me dorë duke sinjalizuar se vetëm dëshiron ta përshëndesë amerikanin, mirëpo ende nuk dihet se çfarë i tha në ato momente. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE