​Pamje të reja: Momenti kur grabitësi merr peng qytetarët në bankë

Sot në Istog ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, ku si pasojë ka vdekur një qytetar dhe është plagosur një polic

Përleshja me armë zjarri ka ndodhur në mes të policisë dhe një personi, i cili ka hyrë për të grabitur me armë zjarri në një bankë në Istog.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur rrëmbyesi dhe i lënduar rëndë një polic.

Në videon më poshtë shihet se rrëmbyesi ka hyrë në bankë me armë dhe ka kërcënuar personat që gjendeshin në bankë.