​Përjashtohen edhe gjashtë deputetë të Vetëvendosjes

Policia ka vlerësuar se në rastin e fundit, më shume se 6 deputetë të VV-së kanë bashkëpunuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Kryesia e Kuvendit sapo ka filluar mbledhjen e radhës ku pritet te vendoset për përjashtimin e tyre nga vazhdimi i seancës.

Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se Ali Lajçi Sami Kurteshi Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci, Arbër Rexhaj, Shemsi Syla janë deputetët që dyshohet se janë përgjegjës dhe pritet të përjashtohen.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

SHPËRNDAJE