​PSD mbështet vendimin e KSHC-së

Partia Socialdemokrate ka shprehur mbështetjen e saj për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e tri universiteteve publike, pasi sipas tyre është e duhur.

Për këtë arsye, kjo parti ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij, duke i cilësuar deklaratat e tij se janë të papranueshme dhe ndërhyrje në sistemin e Arsimit të Lartë.

Deputeti Driton Çaushi, përmes një konferencë për media ka shprehur shqetësimin e tij për gjitha këto reagime pas këtij vendimi. Sipas tij ato janë më shumë ndërhyrje populiste dhe klienteliste.

Deputeti Çaushi gjithashtu, bëri të ditur se gjatë ditës së sotme kanë kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për Arsim.

“Ndërhyrjet e kryeministrit, ministrave dhe zëvendësministrave kanë të bëjnë më shumë me një ndërhyrje klienteliste dhe populiste që iu shërbejnë atyre”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësuesja tjetër e PSD-së, Adea Batusha tha se vendimi i KShC-së ka qenë i duhuri dhe në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë. Duke përmendur reagimet e përfaqësuesve instiucional pas vendimit të KShC-së, ajo u shpreh se përbëjnë rrezik për mbetje në Asociacionin Evropian ENQA.

SHPËRNDAJE