​Rrëfimi ekskluziv i Ferki Shalës për ndryshimin drastik në jetën e tij

Jeta e tij i ngjason një filmi. Por kjo është një storie e vërtetë e një prej këngëtarëve më të famshëm të viteve te 80-ta.

Bëhet fjalë për ish vokalistin e grupit TNT, Ferki Shala, i cili në të kaluarën pëlqente jetën e natës. Klubet e pija ishin pjesë e përditshmërisë së tij. Më thjeshtë e bënte një jetë shumë më ndryshme nga ajo që e bënë sot.

Shpëtimin e ka gjetur tek feja. Ndryshimi I erdhi gradualisht, duke mos e pasur në mendje që ndonjëherë do ta braktiste muzikën.

Transformimi i tij, ishte shokues për shumë kë, shkruan Gazeta Express.

Nga një djalosh me flokë të gjata, me vath në vesh, e me një veshje prej rokeri, ai u shndërrua në një personalitet krejtësisht tjetër.

Përse ndryshoi kaq shumë Ferki Shala, si e priti familja ndryshimin e tij, me çfarë ilaçesh natyrore po merret tani ai, a mban kontakte me ish-kolegët e tij, këto dhe shumë çka tjetër mund ta kuptoni nga materiali i përgatitur nga gazetarja Syzana Hajradini për emisionin e pasditës “5e5” në T7.

 

 

 

SHPËRNDAJE