​Rrëfimi i Sabri Zahitit nga Vushtrria: Dhëndri ma vrau vajzën 5 javë pasi e mori në Gjermani

34Vetëm 5 javë pasi ka nisur jetesën në Gjermani te bashkëshorti, Arianita Zahiti nga Vushtrria është gjetur e vrarë me thikë në apartamentin ku jetonte çifti kosovar. Vrasjen e saj e ka pranuar burri i saj Avdyl Nasufi, i cili më të kryer krimin është dorëzuar tek autoritetet gjermane. Burri 36 vjeçar dhe gruaja viktimë 27 vjeçe, të dy nga Vushtrria, ishin martuar në prill të këtij viti. Trupi i viktimës ka arritur të martën në Kosovë. Familja e saj kanë hapur të pame në Vushtrri, derisa varrimi do të bëhet një ditë më pas – të mërkurën në mesditë. Babai i Arianitës thotë se ende nuk e di se çka e ka shty dhëndrin që t’ia marrë jetën me thikë të bijës.

Sabri Zahiti ka hapur të pame për të bijën, Arianita Zahiti, e cila iu vra të dielën në Siegburg të Gjermanisë, nga bashkëshorti i saj Avdyl Nasufi. Krimi kishte ndodhur në apartamentin ku banonte çifti, të cilët ishin martuar në prill të këtij viti, pas një vit njohje mes vete. 

27 vjecarja nga Vushtrria u ther për vdekjen me thikë, mëngjesin e ditës së kobshme, vetëm pesë javë pasi kishte udhëtuar për të jetuar në Gjermani, me të rregulluar dokumentet për bashkëjetesë dhe lejeqëndrim pranë bashkëshortit që jeton atje prej vitesh. 

Shtëpia e Sabri Zahitit në Vushtrri, ku ka hapur të pamen

Babai i viktimës, derisa të martën qëndron para dyerve të oborrit të shtëpisë së tij, ndërkohë sa pret ardhjen e trupit të pajetë të vajzës se tij, po pranon edhe ngushëllime nga të afërm të tij të cilët gjatë gjithë ditës kanë ardhur për të parë. Ai rrëfen për Gazeten Express se ende nuk i di motivet që çuan në vrasjen e së bijës, dy ditë më parë. 

“Kurr vajza s’mu ka anku. As ai. Çka ndodhi nuk e di. Unë hala po shpresoj se jam anderr, se s’po muj me besu”, thotë Zahiti. 

Lajmin tregon se ia dha vëllai i dhëndrit, por se edhe ai i kishte thënë se nuk i di motivet. 

“Kur m’ka thirr vllavi i tina, i kom than a din mem tregu veç pse! Tha pasha qata katër fmi që i kam, me pas dite që kanë najfar mosmarrëveshje kurrë se kisha lanë Arianiten me shku me to aty”, citon t’i ketë bërë be miku i tij. 

Megjithëse ka pasur kontakt me familjen e dorasit edhe pas pas vrajës, ai thotë se nuk do t’i pranojë ata të vijnë në varrimin dhe të pamën e së bijës, që zhvillohet të martën në mesdite. 

Mediat në gjermani kanë raportuar se çifti kosovarë kanë pasur një grindje në ditën kur ka ndodhur krimi. Kështu shkruan KSTA.detë kenë pohuar fqinjët e çiftit i cili jetonin se bashku prej pak javësh në një apartament në Siegburg të Gjermanisë.

Por babai i 27 vjeçares që deri para pak javësh kishte jetuar në Kosovë ku punonte si mësuese e gjuhës gjermane në Vushtrri, thotë se nuk i është thënë asnjëherë nga e bija apo dhëndri se kanë ndonjë mosmarrëveshje mes vete. 

Madje thotë se bashkë me të dy ka biseduar një natë më parë përmes telefoni, dhe dukeshin të lumtur që janë bashkuar. 

“Sdi, qysh ka arrite ai me i ra thike nuk e di. Janë dashtë mes veti. Nuk munda me than që mi ka ba qikes zullum ose najsen t’keqe ma përpara”, thotë burri, i tronditur nga ngjarja. 

Tutje ai kujton dasmën e çiftit që ishin njoftuar para një viti. 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE