​Suspendohet një zyrtar korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga marrëdhënia e punës një zyrtar dhe menjëherë ka iniciuar procedurë disiplinore.

Sipas Shërbimit Korrektues, suspendimi tij erdhi pas njoftimit nga Policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet F.H ishte përfshirë në rrahje dhe i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në bashkëkryerje.