​Zhduket një person në Ferizaj

Një person është zhdukur në Ferizaj, familjarët kanë treguar se ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Në fshatin Talinoc të Ferizajt është raportuar për një person të zhdukur. Lajmin e ka bërë të ditur një nga familjarët e tij, i cili njëherit e ka paraqitur rastin në Polici.

Personi i zhdukur është i gjinisë mashkullore ndërsa familjarët tregojnë se ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

SHPËRNDAJE