1.5 milion euro për ujësjellësin jofunksional

Ujësjellësit jofunksionalë në shumë fshatra të Skenderajt janë problemi më i madh me të cilin përballën banorët. Trembëdhjetë ujësjellës, që janë ndërtuar në disa fshatra të komunës me investime të organizatave të ndryshme ndërkombëtare si dhe me participim të komunitetit, vazhdojmë të mos jenë funksionalë dhe janë të papërdorshëm për qytetarët.

Ujësjellësi i Llaushës, i Burojës, i Likofcit, i Runikut, i Baksit, i Mikushnicës, etj., vetëm në fillim ka shërbyer mirë për qytetarët e këtyre fshatrave, në të cilët janë kyçur edhe shumë fshatra të tjera. Ndonëse janë ndërtuar me donacione të huaja, ku po ashtu ka investuar edhe Komuna e Skenderajt, menaxhimi i tyre ka mbetur në dorë të vetë qytetarëve.

Ata zakonisht kanë caktuar nga një person për t’i mirëmbajtur, por prishjet që janë shkaktuar, sidomos në pompat e ujit, nuk janë riparuar, kështu që të gjithë ujësjellësit, përveç pjesërisht të atij të Runikut, kanë dalë jashtë funksionit dhe tani nuk janë të përdorshëm./Zëri