10 vite pa babain, Labinot Gashi shkruan fjalët prekëse për të

Sot janë bërë 10 vite që kur babai i Labinot Gashit, ka ndërruar jetë.

Në këtë ditë kaq të rëndësishme për të, ai ka bërë një dedikim prekës në Instagram, duke kujtuar ditën kur ai ndërroi jetë.

“Sot 10 vjet me pare mbetet dita ma e veshtire e jetes time. Ishte mengjesi i pare qe po e nisja pa ty Bab. Shume jam mendu at dite, e edhe ma shume ditve tjera mbas saj, duke e pyet veten se si do tmundem me ja dal pa ty. E kam ndje aq fort, cdo here, forcen tande, energjin qe ke dite me ma jap edhe kur fizikisht nuk tkisha afer. Edhe tash qe po e shkruj kete kujtim po e ndjeje pranin tende”, shkruan Labi.

“Dashninë e përkushtimin për familjen nuk e humba, por po me mbet merak që nuk ishe edhe pak me e pa suksesin dhe dashninë e madhe që njerëzit çdo ditë mkanë jap këto vite. Uroj që të ishe këtu sot, pasi ti je meritori për krejt arritjet e mia”, shkruan Labi./GazetaBlic

SHPËRNDAJE