10 vjeçarja kosovare me një zë të ëmbël interpreton në mënyrë të mrekullueshme këngën ‘Shaj’ të Arilena Ara

Sara Elshani ka realizuar coverin e këngës ‘Shaj’ të Arilena Ara

Arilena Ara me këngën ‘Shaj’ kishte fituar çmimin e parë në Festvalin e 58 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Me këtë këngë Arilena kishte për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2020, por ky eveniment u anulua shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Kjo këngë është shumë e pëlqyer dhe tani është realizuar në cover nga Sara Elshani.

Vogëlushja 10 vjeçare vjen nga Suhareka dhe i ka bërë një interpretim të mrekullueshëm këngës ‘Shaj’ të Arilena Ara.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni coverin e realizuar nga Sara Elshani.

SHPËRNDAJE