10-Vjetori i Pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës

Festa e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nisur të ndjehet edhe në qytetin e Mitrovicës.

Të premten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë u vendos ikona e parë #Kosova10 në qendër të qytetit në afersi të Shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini, ndërsa ikona të tilla janë vendosur edhe në sheshet kryesore të 10 komunave të tjera, shkruan Veriu.info.

Kjo ikonë është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë. Ajo përfaqëson hashtagun zyrtar të 10-vjetorit të pavarësisë, andaj të gjithë qyetarët mitrovicas kanë mundësin që ikonën #Kosova10 ta përdorin në të gjitha postimet e tyre në rrjete sociale.

Po ashtu, Komuna ka stolisur qytetin me flamuj të shtetit të Kosovës.

E gjithë festa do të shoqërohet me aktivitete të shumta të organizuara nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport por manifestime të ndryshme do të këtë edhe nga shkollat e komunës sonë./Veriu.info

SHPËRNDAJE