100% e kopjuar: Gazmend Abrashi, po bën fushatë si dikur që bënte Selim Pacolli

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi, ka kopjuar kampanjën e fushatës zgjedhore që e bënte Selim Pacolli në zgjedhjet e vitit 2017.

Selim Pacolli në vitin 2017 në zgjedhjet lokale kandidonte për kryetar të Prishtinës nga radhët Aleanca Kosova e Re (AKR).

Ai kishte bërë një kampanjë zgjedhore tejet interesante kur futi rrjetin social ‘Viber’ për komunikim me qytetarët, që ata t’i tregojnë hallet dhe problemet.

E duket që kjo ide i ka pëlqyer aq shumë kandidatit për deputet nga AAK, Gazmend Abrashi, pasi që edhe ai në këtë fushatë zgjedhore e ka futur rrjetin social ‘Viber’, duke kërkuar nga qytetarët që të komunikojnë me të në numrin që e ka postuar edhe në Facebook.

Gazmend Abrashi ka qenë këshilltar i Ramush Haradinaj, ndërsa tani po synon karriken e deputetit./gazetametro.net

SHPËRNDAJE