100 vajza nga Kosova e vendet fqinje u trajnuan nga NASA e Microsoft për fushën e teknologjisë

Sot në Prishtinë përfundoi #WiSciKosovo kampi i parë veror për vajza, me fokus në mësime nga shkenca, teknologjia, inxhinjeria, arti e dizajni dhe matermatika.


Njëqind vajza nga Kosova, Amerika, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia, dhe Shqipëria kanë ishinn pjesë në aktiviteteve dhe ligjeratave të përditshme që janë udhëhiqur nga gjindagë botëror të shkencës dhe teknologjisë siq janë: Intel, NASA, Microsoft, Laboratori Kombëtar i Energjisë së Ripërtrishme (NREL) dhe te tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse për të 100 vajzat, Ambasadori Amerikan në Kosovë Philip S. Kosnett tha: WiSciKosovo synon të trajtojë drejtpërdrejt problemin e grave me qasjen në punët në fushën e teknologjisë, shkencës, inxhinjerisë, matematikës si dhe artit e dizajnit.

Përgjatë 2 javëve sa ka zgjatur ky kamp, të njëqind vajzat nga rajoni dhe Amerika, kanë marrë mësime në tema novatore si robotika dhe kodimi, teknologjia e dronëve, burimet e energjisë së ripërtrishme, tekonoligjitë e auto-rrugëve, indentifikimi i lajmeve të rreme, komunimi, lidershipi dhe tema tjera që kanë për qëllim të frymëzojnë vajzat të jenë të guximshme dhe të avansohen në arsim dhe sipërmarrje, duke ua zhvilluar besimin dhe aftësitë e tyre të lidershipit.

SHPËRNDAJE