104-vjeçarja do të arrestohet për herë të parë si pasojë e dëshirës së saj

Ajo do të hyjë në paraburgim të mërkurën për herë të parë në jetën e saj.

Një grua e moshuar zbuloi së fundmi dëshirën e saj për tu arrestuar, sepse nuk ka kryer kurrë asnjë krim.

Policia u pajtua për të ‘arrestuar’ 104 vjeçaren, Anne Brokenbrow, e cila do të hyjë në paraburgim të mërkurën për herë të parë në jetën e saj.

Brokenbroë, e cila ka punuar si sekretare para se të dilte në pension, habiti të gjithë kur zbuloi dëshirën e saj.

Stafi i azilit të pleqve në Stoke Bishop, Bristol (Angli) u kërkoi banorëve të plotësonin një formular me dëshirat e tyre si pjesë e një iniciative bamirësie për të moshuarit. Dhe Brokenbroë shprehu dëshirën e saj: “Dua të arrestohem. Jam 104 vjeç dhe nuk kam bërë asnjë krim” .

Policia lokale tha se ishin shumë të lumtur ti plotësonin kërkesën gruas.

SHPËRNDAJE