12 përzgjedhje të modës që ju bëjnë të dukeni të pakëndshme!

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e stilit të modës nuk ka asgjë të gabuar apo të duhur. Ju mund të zgjedhni stilin klasik apo punk, trendi ose kazual. Nëse dukeni jo me stil por shumë “të lira”, kjo nuk ka të bëjë fare me çmimin e veshjes suaj. Ekzistojnë gjëra të vogla që ju bëjnë të dukeni një ‘fashionista’ e vërtetë. Bright Side ka përpiluar një listë të gjërave që duhet të ruheni nga to.

  1. Shkëlqim i tepruar

Detajet me shkëlqim apo gur janë të përshtatshëm për ndonjë rast të veçantë. Nëse ju kombinoni këto detaje xixëlluese në veshjet e përditshme apo veshjet sportive me bizhuteri të tepruar, atëherë kjo nuk do të ju bëjë aspak të dukeni mirë. Verboni me personalitetin tuaj dhe jo me rrobat tuaja.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

  1. Ekspozimi i brendeve

Prodhuesit mund t’i quajnë si kopje dhe kjo nuk i bën ato aspak të duken origjinale. Artikujt me cilësi të ulët nga dyqanet që ofrojnë zbritje nuk kanë të bëjnë me dizajnuesit e njohur të modës.

  1. Përzierja e detajeve printuese

Printe në formë të pikave dhe vijave, aspak nuk përputhen me veshjen tuaj dhe paraqet një kombinim fatkeq. Printe florale, forma gjeometrike dhe printe tjera nuk duhet të përzihen aspak por duhet të qëndrojnë vetëm.

  1. Këpucë të bardha

Këpucët e bardha, nëse nuk janë atlete atëherë japin një disfavor të madh. Është paksa jo e këndshme të kombinoni këpucë të bardha në përditshmëri. Zgjedhja më e mirë do të ishte këpucët me ngjyrë nudo, këto përshtaten pothuajse me çdo kombinim veshjesh, pa marrë parasysh cila ngjyrë dominon në veshjen tuaj.

  1. Blini rroba të mira ose fare mos blini

Disa rroba kanë si synim të jenë të shtrenjta dhe nuk kanë verzion më të lirë. Më së shpeshti kjo rregull vlen për pëlhurat. Kjo nënkupton se nëse nuk mund të përballoni një artikull cilësor më mirë është të mos e blini fare. Të marrim si shembull dantellën, ato me cilësi të ulët mënjëherë humbasin formën dhe lënë shenja, andaj më mirë investoni në një pëlhurë më cilësore se të dukeni jo këndshëm.

  1. Ngjyra jo të përshtatshme

Ngjyrat e flakta prej neoni janë të mrekullueshme për ndonjë party në disko apo për ndonjë festë halloëeen-i, por përpjekja për t’i veshur në çfarëdo eventi do të ju bëjë të dështoni në stil. Cila do të ishte alternativa? Klasikja, natyrisht. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga ngjyrat e ndritshme, së paku ulni intenzitetin e ngjyrave në veshjet tuaja.

  1. Kombinimi i aksesorëve shumë të theksuar

Për të qenë më të saktë, nuk janë bizhuteritë në vetvete që dëmtojnë pamjen tuaj, por sasia e tyre dhe rëndësia për raste të caktuara. Nëse teprohet kombinimi i tyre, kjo dëmton edhe pamjen tuaj sigurisht.. që të përshtatni një pamje të përditshme, qëndroni në gjëra të thejshta. Ndonjëherë sa më pak nënkupton më mirë. Një palë vathë të bukur dhe kurorë e vogël kanë përparësi më shumë se një gjerdan i zjarrtë ngjyrë ari për shumicën e rasteve.

  1. Këpucë të parehatshme

Taket e larta ju bëjnë të dukeni shumë bukur dhe femëror, por këto vijnë edhe me një kosto shumë të lartë të përballimit. Nuk keni nevojë që të vishni këpucë të tilla për një shetitje të thjeshtë me qenin apo dalje në natyrë. Zgjedhni thjeshtësinë për raste kazuale, andaj vishni atletet tuaja të preferuara dhe ndihuni rehat me to.

  1. Injorimi i madhësisë suaj

Madhësia e trupit mund të ndryshojë nga koha në kohë dhe kjo është mëse në rregull. Ajo që nuk është në rregull është vishni madhësinë jo të duhur që nuk i përshtatet figurës suaj trupore. Kjo vlen për rroba shumë të gjera apo shumë të ngushta.

  1. Trendet e modës së lashtë

Mos vazhdoni të përdorni trendet nëse i kalon moda, largohuni prej tyre sapo të përfundojë sezoni. Përqëndrohuni më shumë në gjëra klasike dhe zgjedhni ngjyra më neutrale në mënyrë që t’i shfrytëzoni më shumë.

  1. Të bëni zgjedhje të gabuar me getat apo çorapet e holla

Këto lloj çorape llogariten si veshje e brendshme dhe nuk duhet të ekspozohen. Nëse janë shumë të ndritshme, apo më pak elastike atëherë do të ju bëjnë të dukeni jo këndshëm dhe në mënyrë të gabuar. Zgjedhni llojin më të padukshëm, jo shumë të ndritshëm dhe më të ngushta.

  1. Ekspozimi i veshjeve të brendshme

Ndonjëherë veshjet e brendshme nuk mund të qëndrojnë në vend dhe dalin në sipërfaqe duke krijuar vëmendje tek njerëzit. Kjo nuk llogaritet aspak provokuese dhe duhet të mendoni mirë për ekspozimin e tillë, sepse do të dukeni një femër shumë e ‘lirë’. Mbani mend se veshjet e brendshme duhet të qëndrojnë nën rrobat tuaja, pa marrë parasysh a janë të reja, të shtrenjta apo sepse ndonjë e famshme është ekspozuar me gjinjtë jashtë në tapetin e kuq. Jeta e personave të famshëm nuk korrespondon gjithmonë me realitetin dhe mos u bëni pre e tyre./femra.net/

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE