13 mijë e 165 pacientë të shëruar, 1 mijë 641 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Nga data 13 mars kur janë paraqitur edhe rastet e para me COVID-19 në Kosovë, e deri më sot janë shënuar gjithsej 15 mijë e 425 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në vendin tonë deri më tani kanë vdekur 619 persona, përderisa 13 mijë e 165 janë shëruar.

Por, ende një numër i madh i rasteve mbetet aktive që është 1 mijë e 641.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPKsë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE