13 vjeçarja bie nga kati i pestë në Lipjan

Një rast i rëndë ka ndodhur në Lipjan.

Një vajzë 13 vjeçare nga qyteti i Lipjanit ka rënë nga kati i pestë.

Fatmirësisht, ajo ka arritur të shpëtoj por ka marrë disa lëndime trupore.

Ky incident ka ndodhur në rrugën “Isa Olluri”. E mitura pas incidentit ishte në gjendje të flas.

Ajo është dërguar menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

SHPËRNDAJE