13 vjet nga prezentimi i iPhone’t të parë: Kështu dukej në fillim kjo pajisje teknologjike

Në ditët e sotme telefonat inteligjentë kryejnë gati të gjitha shërbimet, si një pajisje komunikimi, si një aparat fotografik dixhital e deri tek alarmi.

Ky funksionalitet i shumëfishtë sot shënon saktësisht kohën kur Steve Jobs, prezentoi iPhone-in e parë kur ai e prezentoi atë në skenë rreth 13 vjet më parë, 9 janar 2020.

”Një iPod, një telefon dhe një pajisje me internet”, tha Jobs gjatë konferencës Macëorld. ”A jeni duke e kuptuar? Nuk janë 3 pajisje të ndara. është një pajisje.”

Iphone i gjeneratës së parë sot do konsiderohej shumë primitiv, nga standardet e teknologjisë së sotme. Kamera e tij ishte 2 megapiksel, modeli i frymëzuar nga iPod Touch dhe ekranin me prekje prej 3.5 inç. Dhe sigurisht nuk ishte telefoni i parë i aftë të lidhej me internet.

Por iPhone i parë vlerësohet me shfaqjen e epokave të para të smartphone, me gati të gjitha pajisjet e sotme duke marrë sugjerime për dizajnin dhe funksionalitet nga aparati origjinal i Apple.

SHPËRNDAJE