14 gënjeshtrat që ende i besojmë

Me rritjen e edukimit dhe vetëdijes sociale njerëzit u bënë më realistë dhe praktikë. Por ka raste kur ata ende besojnë në mitet që kanë dëgjuar nga prindërit e tyre ose nga të tjerë. Disa mite mund të jenë të vërtetë, por më të shumtat janë keqkuptime. Dritare.net ju sjell disa mite ose më saktë keqinterpretime që shumica prej nesh i dëgjon çdo ditë.

14- Përmirësimi i shikimit

Shpesh mund të keni prindërit tuaj t’ju thonë se ngrënia e boronicave dhe karotës përmirëson shikimin. Por natyrisht të gjithë e dimë se karota është një perime, jo një shkop magjik. Ajo përmban vitaminat e domosdoshme që janë thelbësore për retinën, por fakt është se këto vitamina nuk mund ta përmirësojnë shikimin fare.

13- Minjtë dashurojnë djathin

Të gjithë i kemi parë filmat vizatimorë “Tom & Jerry” ku shihnim Jerry duke bërë diçka për të ngrënë pak djathë. Ky keqkuptim është ajo çfarë shumë njerëz besojnë në ditët e sotme. E vërteta është se miu ha gjithçka, pavarësisht nëse është plastike, karton apo madje edhe leckë. Minjtë nuk kanë preferenca specifike kur vjen puna për të ngrënë. Tani pyetja është se cila është origjina e këtij mit? Përgjigja për këtë pyetje është se në të kaluarën djathi ruhej në vende të hapura më shumë se produktet e tjera. Kjo u jepte atyre mundësinë e përkryer për të ngrënë djathë dhe për të mbushur barkun e tyre.

12- Qentë nuk dallojnë ngjyra

Shumë prej nesh mendojnë se qentë nuk dallojnë ngjyrat. Por me kalimin e kohës, shkencëtarët provuan se qentë mund të perceptojnë ngjyrat, por jo aq efikase sa njerëzit. Arsyeja për këtë është se ata kanë vetëm dy kon në sytë e tyre në krahasim me tre kone që ka njeriu.

11- Hedhja e monedhës

Ky mit thotë se kur hidhni një monedhë nga një kullë e lartë dhe ai godet një kalimtar, atëherë ai do të lëndohet seriozisht. E pra nëse besoni në këtë mit, atëherë jeni me të vërtetë të dobët në fizikë.

10- Stresi të thinj

Njerëzit mendojnë se duke kaluar stres dhe tension të madh, flokët thinjen. Miti nuk është asgjë më shumë se një ide e gabuar. Shkencëtarët thonë se ngjyra e flokëve varet nga tiparet gjenetike sesa nga faktorët e stresit. Pra, relaksohuni, nuk do dukeni si gjysh, ndërkohë që prisni rezultatet e provimeve.

9- Nuk duhet të notoni pasi hani

Është një keqkuptim i zakonshëm mes njerëzve se të notosh pasi ke mbushur stomakun plot me ushqim, mund t’ju shkaktojë telashe. Ky është fakt vetëm nëse do të konkurroni në një konkurs noti.

8- Strucët e fshehin kokën në rërë

Sa qesharake ju duket që strucët fshehin kokën në rërë kur kanë frikë nga diçka? E pra kjo mund t’u shkaktojë atyre vdekje nga mungesa e ajrit. Shkencëtarët romakë besuan në këtë mit dhe e shtuan atë në enciklopedi. Në të vërtetë, strucët e bëjnë këtë në mënyrë që të gëlltisin rërë dhe guralecë për t’i ndihmuar ata të tretin ushqimin.

7- Nero dhe violina

Kjo histori është mjaft e zakonshme, por nëse nuk e dini, atëherë po jua tregojmë. Miti ka të bëjë me një histori që në vitin 64 Para Krishtit, kur Roma u dogj nga një zjarr, Perandori Nero ishte duke luajtur violinë në majë të kështjellës së tij, nga pikëllimi i thellë. E pra, pa dashur të lëndojmë ndjenjat tuaja për perandorin, por realiteti është se ai nuk dinte të luante violinën. Jo se nuk i kishte aftësitë, por fakti është se violina u shpik 1600 vjet pas atij incidenti tragjik.

6- Të kundërtat tërhiqen

Ekziston një ide se të kundërtat, tërheqjen. Ky koncept vlen vetëm për magnetet. Statistikisht, çiftet më të mira në botë janë ato me interesa, hobi dhe rutinë të ngjashme. Nuk mund ta kaloni gjithë jetën duke argumentuar për gjërat që nuk kanë rëndësi.

5- Macet gjithnjë bien në këmbë

Njerëzit i besojnë mitit se macet gjithmonë bien në këmbë kur hidhen nga një lartësi. Shkenca prapa këtij miti është se macet kanë aftësinë për të manovruar pozicionin e trupit të tyre ndërsa bien dhe ta zgjerojnë atë si parashutë. Aftësia për të ndryshuar pozicione gjatë rënies i lejon ata të bien në këmbë. Por kur macet bien nga një lartësi më e ulët, ata nuk mund të bien në këmbë sepse nuk kanë kohë për t’u përshtatur në përputhje me rrethanat. Pra ky mit është pjesërisht i gabuar.

4- Hapësira mes asteroideve

Ky mit doli nga filmat ku astronautët të cilët largoheshin nga toka për të eksploruar hapësirën ose për të vizituar ndonjë planet tjetër, përplaseshin mes asteroideve. Shkencërisht kjo është e pamundur për shkak se ka kilometra zbrazëti mes dy asteroideve. Kjo do të thotë se nuk është një kërcënim për njerëzit ose të alienët.

3- Autori i Mickey Mouse

Çdo fëmijë rritet dhe mendon se autori i miushit më të famshëm në botë, Mickey, ishte Walt Disney. Kjo është një e pavërtetë pasi autori i Mickey Mouse është “UB Iwerks”. Ai ishte i njohur për shpejtësinë në punën e tij ku mund të nxjerrë 700 vizatime në një ditë të vetme. Walt Disney ishte në fakt i pari i cili e animoi karikaturën e tij. Vetë Walt Disney i dha zërin Mickey-t në serinë e parë.

2- Deti i vdekur

Thuhet se Deti i Vdekur është uji më i kripur në të cilën njerëzit nuk mund të mbyten për shkak të koncentrimit të kripës. Deklaratat e mëvonshme janë fakt, ndërsa e para është ide e gabuar ose mund të jetë mungesë e njohurive. Shumë njerëz injorojnë Antarktikën në këtë drejtim. Shumica e të dhënave gjeografike dhe klimatike mbahen nga Antarktika. Pellgu Don Juan u zbulua në Viktoria në vitin 1961. Studiuesit u habitën sepse nuk ishte e mbuluar aspak me akull dhe arsyeja është se përqendrimi i kripës në ujrat e liqenit nuk e lejon atë të ngrinte.

1- 8 orë gjumë

Pothuajse çdo person thotë se 8 orë gjumë çdo natë është thelbësore për funksionimin e duhur të trurit dhe për një rutinë të shëndetshme. Fakti që qëndron tek ky mit është se koha e gjumit varet nga preferencat subjektive. Disa njerëz mund të kenë nevojë vetëm për 6 orë gjumë. Pra mos u shqetësoni nëse zgjoheni pas 6 orësh gjumë. Studimet thonë se njerëzit që flenë 6 orë çdo natë jetojnë më shumë dhe kanë një jetë të shëndetshme./d.r-dritare.net

SHPËRNDAJE