14-vjeçarja përdhunohet afër qendrës tregtare në ditën e parë të Vitit të Ri

Një 14-vjeçare është përdhunuar mëngjesin e ditës së Vitit të Ri, afër një qendre tregtare në Burnley, Angli.

Policia ka nisur hetimet, pasi 14-vjeçarja raportoi krimin. Ajo tha se sulmi ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit të djeshëm.

Asaj iu afrua një burrë i panjohur afër një parkingu veturash në qendrën tregtare Charter Walk, në qendër të qytetit, transmeton Gazeta Express.

Burri mendohet se është në të 30’at ose 40’at, ka flokë të zeza kaçurrele dhe një mjekër të shkurtër.

SHPËRNDAJE