Shpërthen zjarri në Vushtrri (Foto)

Para pak minutash në Vushtrri i është vënë zjarri disa kontenierëve në qendër të qytetit, të cilat edhe po i rrezikojnë pronat private.

Alarmin për këtë ngjarje e ka dhënë aktivisti i shoqërisë civile, Blerim Ibrahimi, shkruan Veriu.info.

“Kerkoj urgjentishte te kerkohet nga Policia dhenesi i zjarrit te ketyre kontinjereve. Ketu kemi te bejme me rrezikim te prones private dhe publike”, ka shkruar Blerim Ibrahimi në Facebook./Veriu.info

SHPËRNDAJE