15 shoqata kosovare i shkruajnë Merkelit, i kërkojnë që së bashku me SHBA-në t’i ruajnë kufinjtë e Kosovës

15 shoqata të diasporës kosovare që veprojnë në Gjermani, i kanë shkruar letër kancelares Angela Merkel, duke i kërkuar ndihmë për Kosovën, si pasojë e pandemisë e cila mund të lë pasoja të mëdha ekonomike.

Në letrën e këtyre shoqatave, theksohet gjendja ekonomike e kosovarëve, problemet që Kosova po i has me virusin COVID-19 dhe krizën ekonomike me të cilën mund të përballet vendi ynë.

Në letrën që ka sigururuar Gazeta Blic, kancelares Merkel, i përmendet edhe kriza politike që e ka përfshirë Kosovën.

Në letër kërkohet nga kancelarja gjermane, që të ndikojë në Kosovë, që të pëkraheh forcat politike që ruajnë qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

“Si qytetarë gjermanë me origjinë kosovare, ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Prandaj ju bëjmë thirrje: Bashkimi Evropian duhet të veprojë edhe një herë në mënyrë aktive në Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë ato forca politike në Kosovë, të cilat ruajnë dhe mbrojnë parimet tona demokratike, por gjithashtu sigurojnë stabilitet afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në letër.

Aty i kërkohet Mekel, të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe t’i ruajnë kufinjtë e Kosovës.

Në letrën e tyre thuhet që bisedimet Kosovë-Serbi, përveç që s’duhet të prodhojnë shkëmbime territoriale, nuk duhet të ketë as autonomi për vendet ku serbët jetojnë brenda territorit të Kosovës.

“Gjatë dialogut, deri sa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, Gjermania, si pjesë e trojkës dhe, veçanërisht me presidencën e Këshillit, së bashku me Shtetet e Bashkuara, duhet t’i kërkojë Serbisë që të përfundojë fushatën kundër shtetit të Kosovës. Kjo kërkesë do të mundësojë përparimin e dialogut.

Për më tepër, të dyja palët e përfshira duhet të njohin kufirin ekzistues midis Kosovës dhe Serbisë. Ndryshimet e kufijve të çdo lloji, të çojnë në mënyrë të pashmangshme në paqëndrueshmëri në rajon dhe nuk krijojnë një zgjidhje të përhershme, paqësore të mosmarrëveshjeve”, thuhej tutje.

15 shoqatat që i shkruajtën Merkelit:

Oda Hamburg E.V

ILIRIA

Tash!

OASA

Besa Foundation

Studentët Shqiptarë Stuttgart -Albanische Hochschulgruppe

Die Sterne Kosovas e V.

FC Kosova Montabaur

Albanisch-Kosovarisches Zentrum fur Kultur und Integration

Albanian Medical Federation for Europe

Ansambli Pavarësia

Albanisches Kultruzentrum

K.F Kosova – Hamburg

Shoqata Kulturore Shqiptare – Fellbach

Dardani Bamberg

SHPËRNDAJE