17-vjeçarja trondit në emision: Shkoja në hotel me kushëririn, kam lindur fëmijën e tij (FOTO)

Një histori tronditëse është rrëfyer mesditën e së enjtes në emisionin ‘Me zemër të hapur’, ku një vajzë 17-vjeçare nga Dibra rrëfeu se për dy vite, që kur ajo ishte 15 vjeçe, kishte pasur një lidhje me kushëririn e saj asokohe 24 vjeçar, lidhje nga e cila ka lindur një fëmijë.

Problemi në emision është ngritur nga e ëma e së miturës, e cila deklaroi që 26- vjeçari që ajo pretendon se është babai i fëmijës, nuk e njeh atësinë.

Gjithashtu edhe testi i ADN-së që i është nënshtruar 26-vjeçari ka nxjerrë përfundmin se ai nuk është i ati i fëmijës që tashmë është 4-muajshe.(Kliko në reklamë dhe pas 5 sekondash shfaqet fotoj dhe videoja e plotë)

Një gjë e tillë kundërshtohet si nga 17-vjeçarja ashtu edhe nga nëna e saj që pretendojnë se djali ka paguar para për të manipuluar testin. ‘Isha në klasën e nëntë dhe takoheshim në hotele.’-u shpreh në studio e mitura, ndërsa në një lidhje telefonike, 26-vjeçari u shpreh se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie me të.

Sakaq nëna e vajzës tregoi gjithashtu se përveç problemit të fëmijës, është në presion të vazhdueshëm edhe nga bashkëshorti i saj dhe djemtë, të cilët e kanë kërcënuar se nëse 17-vjeçarja nuk shkon në shtëpinë e babait të fëmijës së saj, ata do t’i nxjerrin të treja nga shtëpia. Çështja mbeti e hapur në emision për të vijuar në ditët në vazhdim.