18 muaj më parë u tha se kishte ndërruar jetë, gruaja shfaqet e gjallë në mes të plazhit

Një grua ka shtangur gjithë banorët e një fshati në Indonezi pasi është gjetur 18 muaj pasi ishte shpallur e mbytur.

53-vjeçarja Nining Sunarish ka rrethuar me mister dhe ka bërë që shumë njerëz të zonës të pyesnin veten se çfarë ndodhi pasi e kanë gjetur të shtunën e kaluar në të njëjtin plazh ku humbi.

Çudia ishte se ajo kishte të njëjtat rroba me të cilat ishte zhdukur.

Rasti i gruas është marrë nga mediat e huaja dhe sipas asaj që shkruan e përditshmja “RT” kjo ngjarje ka shumë mister.

Në Janar të vitit të shkuar gruaja u tërhoq nga një dallgë masive teksa ndodhej në plazhin Citepus, Sukabuni.
Ajo u zbulua nga një e afërme e saj rreth mesnatës të së shtunës së shkuar, në të njëjtin breg. Deri më tani mbetet e paqartë se çfarë i ka ndodhur kësaj gruaje përgjatë muajve që rezultonte e zhdukur.

Çfarë e bën edhe më të çuditshme këtë ngjarje është se pak ditë pasi ishte zhdukur në zonë u gjet një trup i pajetë, që fillimisht besohej se i përkiste 53-vjeçares. Megjithatë testi i ADN-së zbuloi se nuk bëhej fjalë për të.

Mediat vendase shkruajnë gjithashtu se rishfaqja e pabesueshme 53-vjeçares vjen pasi xhaxhai i saj kishte deklaruar se e kishte parë disa herë në ëndërr dhe ishte i bindur se Sunarsih do të gjendej e gjallë.

Sunarsih kishte shkuar për pushime tek motra dhe nipi i saj kur ndodhi tragjedia, në 2017-ën.

Pas gjetjes së saj, ajo u dërgua në spital ku dhe po merr ndihmë mjekësore.
Megjithatë gjendja e saj thuhet se është e rënduar dhe ende nuk është pyetur ku ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe.

SHPËRNDAJE