18 takime si trajner i Kosovës, a e dini se sa fitore ka arritur Bunjaki?

Albert Bunjaku ka drejtuar 18 herë Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet në nivel Përfaqësuesesh, pa llogaritur takimet me klube.Në 18 herë përfshirë ndeshjet miqësore dhe zyrtare, Kosova ka shënuar tri fitore, tri barazime dhe 12 humbje.Fitoren e parë tanët e kanë arritur ndaj Omanit 1:0, ndeshjen e luajtur në Prishtinë më 7 shtator 2014, shkruan “GazetaOlle”.

Një vit më pas, në të njëjtin stadium, Kosova mundi 2:0 Guinean Ekuatoriale.Fitorja e tretë dhe e para pas pranimit në UEFA dhe FIFA, erdhi më 3 qershor të vitit të kaluar, kur mposhtëm Ishujt Faroe në Frankfurt.Ndeshjet kualifikuese filluan në shtator, ku krahas një barazimi në debutim, Kosova pësoi nëntë humbje radhazi, që i kushtuan Bunjakut me largim.Ndeshjet e Kosovës nën drejtimin e Bunjakut

17 shkurt 2010: Kosovë – Shqipëri 2:3
5 mars 2014: Kosovë – Haiti 0:0
21 maj 2014: Kosovë – Turqi 1:6
25 maj 2014: Kosovë – Senegal 1:3
7 shtator 2014: Kosovë – Oman 1:0
10 tetor 2015: Kosovë – Guinea Ekuatoriale 2:0
13 tetor 2015: Kosovë – Shqipëri 2:2
3 qershor 2016: Kosovë – Ishujt Faroe 2:0
5 shtator 2016: Finlandë – Kosovë 1:1
6 tetor 2016: Kosovë – Kroaci 0:6
9 tetor 2016: Ukrainë – Kosovë 3:0
12 nëntor 2016: Turqi – Kosovë 2:0
24 mars 2017: Kosovë – Islandë 1:2
11 qershor 2017: Kosovë – Turqi 1:4
2 shtator 2017: Kroaci – Kosovë 1:0
5 shtator 2017: Kosovë – Finlandë 0:1
6 tetor 2017: Kosovë – Ukrainë 0:2
9 tetor 2017: Islandë – Kosovë 2:0

SHPËRNDAJE