19 vjeçarja u vesh shumë shkurt, shoferi e përzuri nga autobusi

Një bionde suedeze është përzënë nga autobusi për shkak se ishte veshur me rroba shumë të shkurta.

Duke qenë se temperaturat vazhdojnë të jenë tejet të larta një vajzë suedeze kishte veshur fare pak rroba dhe si pasojë e kësaj ajo është përzënë nga autobusi.

Amanda Hansson, 19 vjeçe për shkak të temparatuës së lartë që kishte mbretëruar prej 27 gradësh kishte përzgjedhur që të vishej me rroba më të shkurta, derisa u detyrua të lëshonte autobusin në Malmo të Suedisë, shkruan Daily Star.

inRead invented by Teads
Vozitësi ishte ai që kishte ngritur shqetësimin dhe kishte replikuar me Hansson me ç’rast edhe e kishte detyruar që të dilte nga autobusi, për shkak të veshjes së saj të papërshtatshme që kishte veshur.

Media lokale kishin raportuar se kompania kishte thënë që veshja e vajzës ishte kundër rregullave të kompanisë së autobusëve, duke i dal në mbrojtje vozitësit të autobusit, mirëpo drejtori i kompanisë ka kërkuar falje në emër të vozitësit dhe ka mohuar që veshja e vajzës ka qenë në kundërshtim me rregullat e kompanisë.

SHPËRNDAJE