Vendimi i Haradinajt për shkarkimin e drejtorit të AKI-së është i kundërligjshëm? Ja çka thotë ligj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka marrë vendim për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Falmur Sefaj, dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, pas arrestimit të 6 qytetarëve turk.

Por, vendimi i kryeministrit për shkarkimin e drejtorit të AKI-së, nuk mund të jetë valid, pa e marrë të njëjtin vendim edhe presidenti Hashim Thaçi.

Ligji për Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës e specifikon se vendimi për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të AKI-së, merret nga kryeministri dhe presidenti.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje )

Pika 5.3 e nenit 5 të Ligjit për AKI-në, tregon se udhëheqësi i këtij institucioni emërohet së bushku nga Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri.

Ndërsa, pika 5.4 thotë se shkarkimi i tij bëhet me të njëjtat procedura, shkruan lajmi.net.

aki-ligji

Kurse në Kushtetutën e Kosovës, nuk specifikohet mënyra e shkarkimit të shefit të AKI-së.

Aty, thuhet se Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri, pas konsultimit me Qeverinë, së bashku emërojnë Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Kualifikimi dhe mandati, rregullohen me ligj./Lajmi.net/

aki-kushtetua

SHPËRNDAJE