Frikë për luftë? Ja çfarë urdhëri dha Putini sot

Rusia ka zhvendosur në mënyrë dramatike 1,500 banorë nga kufiri i saj me Korenë e Veriut pasi një rakete koreano-veriore fluturoi mbi Japoni dhe ra në det.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve dhe është aprovuar nga Presidenti Vladimir Putin.

Masa e papritur i udhëzoi zyrtarët e mbrojtjes civile të zhvendosnin banorët në “zona të sigurta” në lindjen e largët të vendit.

“U dha urdhri për të zhvendosur 1.500 njerëz në zona të sigurta”, raportoi “Mash” një media ruse që ka lidhje të ngushta me shërbimet e sigurisë ruse.

‘Urdhri erdhi nga departamenti rajonal i Ministrisë ruse të Emergjencave’.
Rusia ka një kufi të tokësor prej 24 miljesh me Korenë e Veriut.
Nuk ishte e qartë se ku u zhvendosën 1.500 banorët. 

Koreja e Veriut ka deklaruar se lëshimi i një rakete mbi Japoninë ishte “hapi i parë” i operacioneve ushtarake në Paqësor, duke sinjalizuar planet për të tjera raketa.

Media shtetërore gjithashtu përsëriti kërcënimet ndaj ishullit amerikan të Guamit, të cilin e quajti “një bazë të avancuar pushtimi”.

Raketat e nisur të martën kaloi ishullin Hokkaido të Japonisë, duke aktivizuar alarmet përt luftë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar njëzëri Korenë e Veriut për veprimet e saj.

Këshilli tha në një deklaratë se veprimet e regjimit ishin një kërcënim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së.

Rusia dhe Kina thanë se aktiviteti ushtarak i SHBA –së në rajon ishte pjesërisht fajtor për rritjen e tensioneve dhe nxitën nisjen e negociatave.

SHPËRNDAJE