22 fotot më të fuqishme që janë shkrepur ndonjëherë

A ju ka ndodhur të shihni që foto që ka pasur një kuptim kaq të fuqishëm, aq sa as fjalët nuk mund ta përshkruajnë dot? Nuk ka shumë të tilla, por kur e has, të ngulitet aq shumë në mendje, sa nuk e harron për një kohë të gjatë.

Vazhdimisht në rrjetet sociale shohim fotografi të lumtura dhe pozitive, por ndonjëherë duhet të shohim edhe anën negative të jetës. Ndonjëherë bëhemi të ligë dhe i marrim gjërat si të mirëqena.

Fotot më poshtë do t’ju bëjnë të jeni më mirënjohës për atë çfarë keni dhe pasi t’i shikoni këto fotografi, do keni një këndvështrim tjetër për jetën.

1- Fuqia e dashurisë dhe e paqes mbi armët dhe dhunën.

2- “Më prit, babi” Claude P. Dettloff (New Westminster, Kanada 1 tetor 1040)

3- Një djalë pesëvjeçar cigan duke pirë duhan. (Komuniteti cigane i Shën Jacques, Perpignan, Franca Jugore)

4- Një çift të përqafuar me njëri-tjetrin, nën rrënojat e një fabrike të shembur.

5- Nëna dhe vajza ribashkohen pasi një shërbimi ushtarak në Irak për shtatë muaj.

6- Të krishterët që mbrojnë myslimanët në mes të lutjes, gjatë kryengritjes në Kajro në vitin 2011.

7- Një ushtar rus duke luajtur muzikë në një piano të braktisur, më 1944.

8- Një mur brenda një dhome gazi në Auschwitz.

9- Kontrasti midis babait dhe djalit. (1949 vs 2009)

10- Realiteti i tmerrshëm. Dora e një djali të uritur pranë dorës së një misionari.

11- Shpalljet e fëmijëve të zhdukur, që tani me siguri janë pesëdhjetë vjeç ose më shumë, me prindërit që ende i kërkojnë.

12- Ushtarët rusë, pak momente para betejës së Kurskut në vitin 1943.

13- ‘Shtrëngim duarsh’ mbi varret e burrit protestant dhe gruas katolike në Holandë, 1888.

14- Një veteran rus i Luftës së Dytë Botërore, mbështetur në tankun ku ka kaluar kohën e tij gjatë luftës.

15- Pasojat e ciklonit Nargis në Myanmarin jugor në vitin 2008. Ky është një nga milionët njerëz që mbetën pa strehë.

16- Muzgu në Mars.

17- Një djalë duke tërhequr babain e tij të alkoolizuar dhe përpjekja e tij për ta çuar në këmbë.

18- Një zjarrfikës që i jep ujë një koale pasi zjarri kishte shkrumbuar pyllin në Victoria të Australisë në 2009.

19- Një djalë i mbytur nga hidhërimi, pasi mëson që vëllai i tij ishte vrarë.

20- Një djalë 12-vjeçar nga Brazili, i quajtur Diego Frazao Torquato, duke qarë ndërkohë që luan violinën, në funeralin e mësuesit të tij të preferuar. Një mësues i cili i kishte mësuar atij fuqinë e muzikës kundër dhunës dhe varfërisë.

21- Një kirurg zemre, pasi realizoi me sukses transplantin e zemrës, pas 23 orësh.

22- Një vajzë e vogël siriane, një nga imazhet më të fuqishme që është parë nga kriza e refugjatëve sirianë./d.r-dritare.net

SHPËRNDAJE