22 serbë u paguan nga buxheti i Kosovës pa shkuar fare në punë, i kushtuan mbi 97 mijë €

22 punëtorë të ish-strukturave paralele serbe janë paguar nga buxheti i shtetit pa shkuar fare në punë.

Edhe pse ishin të punësuar me vendim të Qeverisë së Kosovës të datës 22 korrik 2015, të bazuar në marrëveshjen e Brukselit, për shuarjen e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile” që ka funksionuar në veri të Mitrovicës, gjatë 2018-ës nuk kishin shkuar fare në vendin e punë.

Këta punonjës ishin planifikuar të sistemoheshin nëpër komunat në pjesën veriore.

Ish-punonjësit e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”

Në MSh pas një procesi të rekrutimit me akt emërimi ishin integruar 22 nënpunës të komunitetit serb, ish-pjesëtarë të mbrojtjes civile.

Ani pse këta zyrtar serb ishin përcaktuar me aktemërime siç edhe e obligon Ligji i Punës dhe kontrata e punës, ata gjatë vitit 2018 nuk ishin paraqitur në vendin e punës në Spitalin e Mitrovicës.

Mirëpo, për ta Ministria i kishte bërë pagesën e pagave në shumë të plotë.

Sic bëhet e ditur në këtë raport, vlera e paguar për shpenzimet e pagave për këta zyrtarë serbë ishte 97 mijë e 733 euro, transmeton Indeksonline.

Sipas ZKA-së, kjo ka ndodhur për shkak se nuk ka kontrolle menaxheriale për të siguruar të gjithë nënpunësit publik që të jenë të pranishëm në vendin e punës gjatë orarit.

Kjo pagesë në mungesë të dëshmive të vijueshmërisë në punë dëmton buxhetin dhe rritë rrezikun e pagesave të parregullta.

ZKA rekomandon se nëse problemi nuk mund të zgjidhet brenda ministrisë, kjo do duhet të diskutohet në nivel të Qeverisë dhe të nxirren vendime.

Ndryshe, edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka paguar 92 mijë euro për 18 punonjës serbë që nuk kanë shkuar fare në punë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE