228 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 228 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Poashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 861 gjoba trafiku, ndërsa janë shënuar gjithsej 42 aksidente trafiku, 17 prej tyre kanë qenë me lëndime, ndërsa 25 me dëme materiale.

SHPËRNDAJE