25 vjet nga operacioni “Oluja”, kroatët falënderojnë kosovarët me simbole të UÇK-së

Sot në Kroaci është shënuar përvjetori i 25’të i Operacionit të njohur “Oluja” (Stuhia), ku ushtria kroate dëboi forcat serbe dhe çliroi përfundimisht krahinën për rreth qytetit Knin.

Motoristët kosovarë të cilët marrin pjesë vazhdimisht në këtë përvjetor, këtë herë nuk kanë arritur të jenë prezentë shkaku i pandemisë.

Mirëpo, motoristët kroatë nderuan ish-luftëtarët e Kosovës të cilët morën pjesë në këtë operacion dhe në luftën e Kroacisë kundër serbëve.

Ata kanë bartur flamurin dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë gjatë marshit të sotëm, ku prezent ishin edhe presidenti kroat dhe kryeministri kroat.

Kujtojmë se motoristët kroat vitin e kaluar ishin në Kosovë si shenjë falënderimi për kontributin e kosovarëve që dhanë në luftën e Kroacisë përballë armikut të përbashkët Serbisë.

Ata në 2019 bën homazhe tek varri i Heroit Adem Jashari, vizituan ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryetarin e Drenasit dhe Skënderajt.

SHPËRNDAJE