27 vjeçarja, gruaja e parë që vizitoi çdo vend të botës!

Një 27 vjeçare, tashmë ka realizuar ëndrrën e saj. Kjo pasi ajo tashmë është bërë gruaja e parë, e cila ka vizituar çdo vend të botës.

Cassie De Pecol, një udhëtare, tejet aktive edhe në rrjetet sociale, raportohet se tashmë është dhe gruaja e parë që ka dëshmuar se ka vizituar çdo komb sovran.

Ajo u nis për turneun e saj botëror në korrik 2015, dhe më 2 shkurt ajo vizitoi Jemenin, vendin e 196-të dhe të fundit në listën e saj.

E gjithë udhëtimi i saj nëpër botë mori 18 muaj e 26 ditë, duke shkatërruar rekordin e mëparshëm prej tre vjetësh dhe tre muajsh.

De Pecol po kompleton dokumentet që do të njihen zyrtarisht dhe nga libri i rekordeve Guinnes, njofton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE