28-vjeçarja martohet me njerkun, tregon si u njohën në dasmën e nënës

Një 28-vjeçare, e cila u martua me njerkun e saj, ka rrëfyer se si u takuan për herë të parë kur ajo ishte shoqëruesja e nënës së saj në dasmën e tyre.

Sarah, nga Uellsi i Jugut, ishte vetëm 14 vjeç kur u prezantua për herë të parë me Davidin, 69 vjeç, i cili ishte duke u martuar me nënën e saj, gruan e tij të dytë.

Ndërsa Sarah nuk jetonte me nënën e saj në atë kohë, ajo e gjeti veten në një ‘miqësi të natyrshme’ me Davidin gjatë vizitave që ajo i bënte të ëmës. Dhe, kështu zbuluan se kishin tërheqje ndaj njëri tjetrit.

Pasi martesa e njerkut me nënën e Sarah-s dështoi, ai doli publikisht lidhur me dashurinë e tij për vajzën, që ishte ende adoleshente. Më pas ata të dy u martuan.

Pavarësisht se është e mohuar nga familja e saj, Sarah, e cila ka dy binjake me ish njerkun e saj, këmbëngul se ajo është e lumtur me zgjedhjen e burrit të saj, edhe pse nuk ka ‘romancë’ në marrëdhëniet e tyre.

Ajo tregon: “Kur Davidi u martua me nënën time unë isha 14 vjeç, gati 15 vjeç, jetoja në Portsmouth me babin tim dhe u zhvendosëm në një shtëpi kujdesi. Kështu që unë takova vetëm Davidin ditën e dasmës dhe pastaj nuk e pashë atë përsëri për një vit.”

Pavarësisht se nuk kanë pasur kurrë probleme me hendekun e tyre prej 41-viteve, Sarah e pranon se të jesh e martuar me një burrë të moshuar mund të ketë “të këqijat” e veta.

SHPËRNDAJE