30 ditë paraburgim të dyshuarit për vjedhje që plagosi një person

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e prokurorisë në këtë qytet duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit J. T..

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 11.10.2019, rreth orës 20.00 minuta, në fshatin Livoq i Ulët, Komuna e Gjilanit, i pandehuri me dashje ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm përmes armës – revole. N

Në atë mënyrë që pasi që kryen vjedhje në shtëpinë e të dëmtuarit V. Z., më pas hynë në oborrin e të dëmtuarit L. Z., dhe pasi që i njëjti hetohet, gjatë ikjes i pandehuri ballafaqohet me të dëmtuarin L.Z. dhe prindin e tij S. Z., nga rreziku se mos po e kapin të njëjtin.

I pandehuri fillimisht shtinë me armë në drejtim të panjohur, ashtu që me të afruar afër një distance prej 2 metra shtinë në drejtim të dëmtuarve, ashtu që në pjesën e poshtme të trupit nën gju e godet të dëmtuarin L. Z., ku të dëmtuarin e godet njëherë me qëllim që t`i shmanget kapjes së tij dhe ikë në drejtim të panjohur”.

Sipas kësaj gjykate pas disa orëve i pandehuri është arritur të arrestohet nga zyrtarët policorë.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

SHPËRNDAJE