30 ndeshjet e para në Premierligë – Solskjaer rekord më të mirë sesa Klopp

Ole Gunnar Solskjaer, befasishëm regjistron statistika më të mira sesa Jurgen Klopp, në 30 ndeshjet e para të Premierligës.

Solskjaer ka qenë subjekt i shumë kritikave së fundmi, pas një starti të dobët të sezonit me Manchester United.

Por, i shumë duartrokituri Jurgen Klopp duket se ka pasur periudha edhe më të vështira në fillimet e tij me Liverpool.

Kështu të paktën tregojnë statistikat e dala nga 30 ndeshjet e para të dy trajnerëve, me skuadrat përkatëse.

Këto statistika ua përcjell lajmi.net më poshtë, për të justifikuar atë se Solskjaer qëndron më mirë se gjermani.

Solskjaer:
14 fitore, 8 barazime, 8 humbje – 50 pikë

Jurgen Klopp:

13 fitore, 9 barazime, 8 humbje – 48 pikë.

SHPËRNDAJE