30 vjet nga greva historike e minatorëve të Trepçës

Sot në Stan Tërg shënohet 30-vjetori i grevës historike të minatorëve.

Kjo grevë historike rikujton 20 shkurtin e vitit 1989, ku minatorët u ngujuan në minierë, në shenjë revolte ndaj regjimit të asaj kohe.

Para 30 vjetëve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë.

Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Në këtë përvjetor do të marrë pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

SHPËRNDAJE