30 vjet nga zgjedhja e Millosheviqit, President i Serbisë

Tre dekada më pasë Sllobodan Millosheviq kishte ardhur në pushtet në Serbi.

Më 6 dhjetor të vitit 1989, ai ishte zgjedhur për President të Serbisë nga Kuvendi.

Në zgjedhjet e 89-ës të cilat ai i fitoi bindshëm, kundërkandidat i ka pasur, Mihajl Kertes, Zoran Pjaniq dhe Miroslav Gjorgjeviq.

80.36 përqind ka qenë rezultati i fitores së Millosheviq, i cili kishte marrë pushtetin për t’i dhënë formë fatit të Serbisë.

Në pushtet ai ka qëndruar deri më 5 tetor të vitit 2000, kur kishte fituar Vojislav Koshtunica, që ishte konfirmuar si President, shkruan Telegraf.rs, transmeton Klan Kosova.