300 pako ushqimore për familjet nevojtare në Skenderaj

Në Skenderaj ndahen 300 pako ushqimore për familjet nevojtare nga shoqata Duart e Bamirësisë.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt, Osman Veliu ka theksuar se fal bashkëpunimit me shoqatën “Duart e Bamirësisë” kanë arritur shpërndarjen e  Pakove Ushqimore për 300 familje të komunës sonë me gjendje të rënd ekonomike dhe sociale.

Poashtu kësaj shoqate i’u nda një mirënjohje për kontributin e dhënë në përmirësimin e gjendjes sociale të popullatës së Skenderajt.

SHPËRNDAJE