36 pacientë me oksigjeno-terapi e dy të tjerë të intubuar në Spitalin e Gjakovës

Në spitalin e Gjakovës po trajtohen 61 pacientë për Covid-19, nga ta 40 të konfirmuar me virusin e 9 kanë rezultuar negativ. Ky spital tregon se 36 pacientë janë në oksigjenoterapi kurse 2 të tjerë janë të intubuar.

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se 11 nga këta paciantë po presin për rezultatet e tyre kurse dy të tjerë do testohen sot

“62 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, 40 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 9 pacientë të konfirmuar negativ, 11 pacientë presin rezultatet, 2 pacientë pritet të testohet, 36 pacientë me oksigjeno terapi, 4 pacientë në CPAP maske, 2 pacientë të intubuar”, thuhet në njoftimin e spitalit.