4 mënyra natyrale për të larguar përfundimisht erën e keqe nga këpucët (Foto)

Disa këpucë mbajnë erë të pakëndshme më shumë se të tjerat, duke qenë se mbartin djersë dhe bakteret që rriten aty prodhojnë aromë dalluese të pakëndshme si këpucët e vjetra.

Ky është një problem me të cilën përballemi të gjithë, sidomos kur këpucët e preferuara fillojnë të vjetërsohen.

Por për fat të mirë nëna natyrë është e pajisur me një numër të deodorantëve natyrorë që mund të ndihmojnë në neutralizimin e erës së keqe të këpucëve.

Më lart ju tregojmë se si të përdorni këto “deodorantë” duke larguar përfundimisht aromat e pakëndshme nga këpucët tuaja.

1. Me sodë buke. Soda e bukës është ndoshta një nga “deodorantët” më të njohur e përdorur për pastrim. Hidhini një lugë gjelle sodë buke në çdo këpucë, dhe i shkundni ato që soda të përhapet mirë në të gjtihë sipërfaqen. Lerini gjithë natën dhe në mëngjes do të vini re ndryshimin
2. Sherebel dhe livando. Kombinoni disa degëza sherebele dhe livandoje në tufa të vogla dhe vendosini ato brenda në këpucë. Mjafton t’i lini këpucët në një vend me diell për t’u ajrosur mirë. Rrezet e diellit dhe aroma e livandos dhe sherebelës do t’i bëjnë këpucët tuaja që të kenë aromë të mirë.
3. Vaji esencial nga pema. Një dezinfektues natyral i butë që mund të vrasë bakteret që shkaktojnë aromë të keqe. Thjesht mund të hidhni disa pika brenda këpucës tuaj dhe t’i lini jashtë të ajrosen gjithë natën. Në mëngjes do të vini re ndryshimin
4. Lëkura e limonit, porotkallit ose qitros. Mjafton t’i fusni lëkurën e qëruar brenda këpucëve dhe t’i lini të veprojnë gjithë natën
SHPËRNDAJE